Google ADS

Shërbimi Korrektues rikthen vizitat e familjarëve për të burgosurit

16:09 | 7 Shkurt 2022
A. B.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, nga data 08 shkurt 2022 do të marr këto masa lehtësuese:

Vizita familjare për të burgosur në institucionet korrektuese lejohet për 2 persona të rritur dhe 1 fëmijë;

Gjatë kohës së vizitës, vizitorët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse;

Secili vizitor para se të hyjë në institucionin korrektues, duhet të dëshmojë certifikaten për vaksinim me dy doza, në rast të mos vaksinimit vizitorët duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID -19 jo me i vjetër se 48 orë;

Për fëmijet nën moshën 12 vjeçare nuk kërkohet vaksinimi dhe testi për COVID 19;

Lejohet shfrytëzimi i benificioneve për të dënuar (vikend në shtëpi), ndërsa në momentin e kthimit në institucion, i dënuari i cili nuk i ka marr dy dozat e vaksinimit duhet të deshmoi testin për COVID- 19, në rast se testi rezulton pozitiv, i njëjti duhet të karantinohet në institucionin korrektues;

Lejohen vizitat në lokalet e veçanta në institucionet korrektuese.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme