Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka reaguar lidhur me disa raportime për manipulimet në konkursin për zyrtar korrektues.
Me anë të një komunikate për media SHKK-ja tregon mbarëvajtjen e këtij konkursi, ata thonë se ky konkurs është bazuar në Rregulloren (QRK) – NR.13/2018 për procedurën e rekrutimit të zyrtarëve korrektues në Shërbimin Korrektues të Kosovës, e cila është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Në ketë konkurs kanë aplikuar gjithsej 1526 kandidat, prej të cilëve 1496 janë ftuar ti nënshtrohen testit me shkrim pasi që kanë plotësuar kriteret e kërkuara me konkurs, të tjerët nuk i kanë plotësuar kriteret e parapara, andaj edhe nuk janë ftuar “.
“Pjesëmarrës në testin me shkrim të mbajtur me 11.11.2018 kanë qenë 1329 kandidat, ( nuk kemi marr sqarim nga të aplikuarit për mos prezencën në test, pasi që veç kanë qenë te njoftuar)”.
“I gjithë procesi është monitoruar nga njësia e Eulexit, nuk ka pasur asnjë vërejtje lidhur me mbarëvajtjen e testit. (kemi marr raport me shkrim nga EULEX-i për mbarëvajtjen e testit me shkrim) “, thuhet në komunikatën e lëshuar nga SHKK-ja.
Këtu më poshtë keni sqarimin e plotë nga SHKK-ja:
Konkursi i shpallur nga SHKK-ja është bazuar ne Rregullore-ën (QRK) – NR.13/2018 për procedurën e rekrutimit të zyrtarëve korrektues në Shërbimin Korrektues të Kosovës, e cila është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.Në ketë konkurs kanë aplikuar gjithsej 1526 kandidat, prej të cilëve 1496 janë ftuar ti nënshtrohen testit me shkrim pasi që kanë plotësuar kriteret e kërkuara me konkurs, të tjerët nuk i kanë plotësuar kriteret e parapara, andaj edhe nuk janë ftuar .
Pjesëmarrës në testin me shkrim të mbajtur me 11.11.2018 kanë qenë 1329 kandidat, ( nuk kemi marr sqarim nga të aplikuarit për mos prezencën në test, pasi që veç kanë qenë te njoftuar). I gjithë procesi është monitoruar nga njësia e Eulexit, nuk ka pasur asnjë vërejtje lidhur me mbarëvajtjen e testit. (kemi marr raport me shkrim nga EULEX-i për mbarëvajtjen e testit me shkrim) .Komisioni Vlerësues ka kontrolluar testet me shkrim dhe ka publikuar listën PRELIMINARE dhe pikët e fituara në test me shkrim. Numri i kandidatëve që kanë kaluar testin sipas listës preliminare ka qenë 244.
Neni 22 i RREGULLORE (QRK) – NR.13/2018 parasheh:Kërkesa për rishqyrtim1. Pas përfundimit të çdo faze të procesit të rekrutimit, Sektori i Burimeve Njerëzore në kuadër të SHKK-së, publikon listën preliminare të kandidatëve.2. Kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë të kërkojnë rishqyrtim të vlerësimit.3. Kërkesa për rishqyrtim i drejtohet Komisionit përkatës përzgjedhës, në afat prej tri (3) ditësh, nga dita e publikimit të listës preliminare.4. Komisioni përzgjedhës shqyrton dhe vendos për kërkesën nga paragrafi 2 i këtij neni në afat prej pesë (5) ditëve nga dita e pranimit të kërkesës.5. Pas shqyrtimit të kërkesave, Sektori i Burimeve Njerëzore publikon në ueb faqen zyrtare të MD/SHKK-së listën përfundimtare të kandidatëve të cilët kanë kaluar fazën përkatëse, së bashku me njoftimin për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së testit të fazës pasuese.Gjatë fazës së përcaktuar për pranimin e kërkesave për rishqyrtim komisioni përzgjedhës ka pranuar 26 kërkesa për rishqyrtim të vlerësimit të testit me shkrim. Të gjithë kandidatëve i është mundësuar rishikimi i testit ku janë paraqitur gjithsej 75 kandidate.
Komisioni vlerësues me vendim ka aprovuar 14 kërkesa të kandidatëve pasi që gjatë rivlerësimit në prani të kandidatëve është vërejtur se komisioni vlerësuar ka gabuar gjatë bartjes së të dhënave në sistem apo gjatë numërimit të pikëve, ku dhe për secilin rast është lëshuar Vendim nga komisioni.
Andaj kjo eshte arsyeja pse ka ndryshuar numri i Aplikativë nga lista preliminare që është publikuar, dhe lista Përfundimtare e publikur me 29.11.2018 ( lista e të ftuarve për test fizik) D.m.th. pas shqyrtimit të kërkesave për rishqyrtim (ankesave) janë ftuar edhe 14 kandidat që i bie 244+14= 258, ndërsa kandidati me numër të aplikaciont 273 është ftuar përmes telefonit, pasi që gabimisht nuk ka figuruar në listë.Totali i aplikatëve që i janë nënshtruar testit fizik është gjithsej 258.
Testi i shkathtësive fizike është mbajtur me grupe me 02.12.2018 sipas kritereve të përcaktuar në broshurën informuese, lista e kandidatëve që kane kaluar fazën e testit të shkathtësive fizike është publikuar me 03.12.2018 me gjithsej 249 kandidat. Pas kësaj faze komisioni nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur me mbarëvajtjen e kësaj faze të testimit, gjithashtu raporti nga njësia e Eulex-it ka qenë pozitivë pasi që gjatë gjithë kohës kanë monitoruar mbarëvajtjen e procesit.Me 06.12.2018 është publikuar lista e kandidatëve të cilët do ti nënshtrohen intervistës me gojë. Intervistat janë zhvilluar sipas grupeve nga data 12.12.2018 deri me 24.12.2018.Sipas Rregullores Komisioni vlerësues me rastin e intervistimit me gojë, përmes pyetjeve të parashtruara ka vlerësuar kandidatin për mënyrën e paraqitjes dhe prezantimit, aftësisë komunikuese, njohurive të përgjithshme, aftësisë për të analizuar, vendimmarrja, motivimi, përkushtimi dhe vetëbesimi.Komisioni ka vlerësuar në mënyrë individuale të gjithë kandidatet që janë nënshtruar intervistës me gojë, pas përfundimit të intervistave është bërë mbledhja e pikëve të fituara në intervistë.Publikimi i rezultateve është bërë duke u bazuar ne RREGULLORE (QRK) – NR.13/2018 fazën e intervistës me gojë e kanë kaluar 245 kandidat. Pas publikimit të rezultateve të intervistës me gojë komisioni vlerësues ka pranuar 10 kërkesa për rishqyrtim nga kandidatët e pakënaqur, pas rishikimit të vlerësimeve individuale dhe llogaritjes se pikëve komisioni ka refuzuar si të pa baza kërkesat e paraqitura.Kandidatet e suksesshëm janë ftuar për testin e shëndetësor gjithsej 245, testi shëndetësor është mbajtur sipas memorandumit me Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, për secilin kandidat është lëshuar raporti mjekësor.Renditja përfundimtare e kandidatëve është publikuar me 16.01.2019 pas mbledhjes se pikëve te testit me shkrim dhe intervistës me gojë, si dhe kalimin me sukses të testit fizik dhe testit shëndetësor.Sipas Nenit 23 të Rregullores QRK-NR.13/2018, kandidati i pakënaqur është udhëzuar se ka të drejtë të parashtroj ankesë në afat prej 30 ditëve në komisionin e ankesave të SHKK-së nga data e publikimit.
Shërbimi Korrektues i Kosoves konsideron se procesi ka qenë mjaft transparent, ku dhe i është dhënë mundësia secilit kandidat të֝ paraqes kërkesa (ankesa) ne çdo fazë.Prandaj përzgjedhja e kandidatëve është bërë në bazë të meritës, aftësisë profesionale, transparencës, pa anshmërisë, mos diskriminimin dhe mundësisë së barabartë për të gjithë kandidatët që kanë aplikuar, në asnjë mënyrë nuk ka pas favorizime rajonale, gjinore, etike, fetare, pasi që Shërbimi Korrektues i Kosovës, është Organ Qendror i Administratës Shtetërore, i Republikës së Kosovës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...