Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozitën Oficer Korrektues në Burgun e Sigurisë së lartë dhe në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, në Konkursin e Shërbimit Korrektues të Kosovës – Ministrisë se Drejtësisë , se Komisioni për rekrutim ka përpiluar listën e ngushtë për testim me shkrim.
Të gjithë kandidatët që gjinden në listë do t’i nënshtrohen testit me shkrim, i cili do të mbahet me: 09,04,2017 ne lokalet e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik te Universitetit të Prishtinës, shkruan arbresh.info.
Te gjithë kandidatët me vete duhet te kenë dokumentin e Identifikimit.
“Te gjitha informatat rreth afateve kohore për procedurat e mëtejme te rekrutimit, si dhe emrat e kandidatëve bashke me sqarimet e nevojshme për vendin dhe kohën e mbajtjes se testit, mund te gjendën në Ueb-faqen e Shërbimit Korrektues të Kosovës në linkun ’’Njoftime’’ shkk.rks-gov.net
Kandidatet të cilët nuk janë në listën e publikuar mund të paraqiten në zyrën e personelit në Drejtorin Qendrore për shikimin/ plotësim të dokumentacionit deri të martën me datë 04.09.2017 ora 14:00”, thuhet në njoftimin e SHKK-së./Arbresh.info.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%