Ka dështuar zhvillimi i seancës së rigjykimit ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës.
Shkak i dështimit të seancës së paraparë për t’u zhvilluar sot në Gjykatën Themelore u raportua të ketë qenë mungesa e të akuzuarit Sekiraqa.
Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi ka thënë se me 7 qershor 2021 ka lëshuar urdhëresë për sjelljen e tij në këtë seancë, mirëpo sipas tij, nuk kishin marrë ndonjë konfirmim të pranimit të kësaj urdhëresë nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz.
Poashtu u tha se sipas gjykatësit, nuk janë në dijeni për arsyet e mos-pranimit të kësaj urdhërese.
Ndërsa në lidhje me seancën e radhës, e cila parashihet të mbahet me 25 qershor 2021, gjykatësi Kuçi tha se do të bëhen përpjekje që të sigurohet prezenca e të akuzuarit.
E pas raportimit se Burgu i Sigurisë së Lartë nuk e sjell Sekiraqën në gjykatë, ka reaguar Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Nga Shërbimi Korrektues u tha se nuk kanë pasur asnjë urdhëresë për të dërguar sot në seancë Enver Sekiraqën, transmeton lajmi.net.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, reagon lidhur me shkrimin e publikuar neper media, të titulluar: “Burgu i Sigurisë së Lartë nuk e sjell Enver Sekiraqën në gjykatë, dështon rigjykimi”.Pas këtij shkrimi të publikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, SHKK nuk ka pasur asnjë urdhëresë për ta dërguar sot në seancë personin në fjalë. Kërkojmë nga mediat që para publikimit të shkrimeve të tilla, të na kontaktojnë për të verifikuar informacionin. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar për transparencë të plotë para qytetarëve”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...