Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate për media njofton se ka pezulluar nga marrëdhënia e punës një zyrtar korrektues.
SHKK thotë se zyrtari korrektues me inicialet F.H ishte përfshirë në rrahje dhe i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë” në bashkëkryerje.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës pas njoftimit nga policia e Kosovës se zyrtari korrektues me inicialet F.H ishte përfshirë në rrahje dhe i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” në bashkëkryerje, ka pezulluar nga marrëdhënia e punës zyrtarin në fjalë dhe menjëherë ka iniciuar procedurë disiplinore”, thuhet në njoftimin e SHKK-së./arbresh.info
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...