Sot, përmes një ceremonie Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë pranim dorëzimin e donacionit të radhës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe ICITAP, transmeton Arbresh.info.
Pranim-dorëzimit i donacionit u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi dhe Drejtori i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Kosovë, z. Shawn Waddoups.
Ky donacion është dhuruar muajin e kaluar dhe arrin vlerën prej 172.000 $, në të cilin përfshihen tri automjete transportuese, të cilat do të përdoren nga Njësia për Përcjelljen e të Burgosurve, 700 batanije, 200 llamba ndriçuese “Flash Lights”, si dhe set pajisjesh mbrojtëse për intervenime të shpejta kundër trazirave.
Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në transportimin e të burgosurve, sigurisë brenda institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës, duke mundësuar kryerjen e punëve të përditshme me efikasitet më të lartë.
ICITAP&INL me donacionet e saj po vazhdon ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të pavarur, të sigurt dhe të vetëqëndrueshëm,transmeton Arbresh.info.
Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Nehat Thaçi, falënderoi Ambasadën e SHBA-ve, dhe z. Waddups për përkrahjen e vazhdueshme që po japin në ngritjen e kapaciteteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...