Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të Shërbimit Korrektuese të Kosovës, sot Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Nehat Thaçi, me bashkëpunëtorët e tij, zhvilluan takim virtual me Zëvendësdrejtorin e Shërbimit të Burgjeve të Hungarisë, János Schmehl.
Takimi rrodhi si rezultat i angazhimit të ambasadorit të Hungarisë në Kosovë, József Bencze, me ç‘rast në takim i pranishëm ishte edhe zëvendës ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Bozsik Bela.
Drejtori Thaçi, gjatë takimit i njoftoi të pranishmit mbi gjendjen aktuale të institucioneve korrektuese, planet operative, masat parandaluese, punën dhe sfidat nëpër të cilat janë duke kaluar si rezultat i shfaqjes së Pandemisë Covid 19.
E në anën tjetër, Zëvendësdrejtori, Schmehl ,shprehu gatishmërinë e tij për ta vazhduar bashkëpunimin me SHKK-në në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave me të mira të menaxhimit të sistemit të burgjeve.
Gjatë takimit të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit, në atë mënyrë që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjella të të dyja institucioneve./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030