Google ADS

Shërbimi Korrektues angazhon ekspertët për të treguar se kë duhet ta lirojnë

08:05 | 26 Mars 2020
Arbresh.info

Me paraqitjen e pandemisë, COVID-19, Drejtori i burgjeve, Nehat Thaçi ditë më parë kishte kërkuar pezullimin e përkohshëm të dënimit të paraburgosurve të cilët nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Madje ai kishte theksuar se nëse përkeqësohet situata dënimi do të mund t’u pezullohet edhe të dënuarve që kanë më pak se 3 vjet burgim.

arbresh.info, ka pyetur zëdhënësin e Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi, se deri ku ka shkuar kjo kërkesë.

Gashi, në përgjigjen e dhënë për arbresh.info, deklaroi se aktualisht nuk kanë pranuar asnjë vendim nga Ministria e Drejtësisë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës së bashku me Ministrinë e Drejtësisë kanë propozuar pezullimin e vendimit të dënimit për persona me gjendje më të rëndë shëndetësore. Aktualisht nuk kemi pranuar asnjë vendim, ndërsa janë caktuar grupet e eksperteve mjekësorë dhe jemi në pritje të vlerësimit të rasteve”, tha Gashi.

Ndryshe në të gjitha burgjet e Kosovës gjenden 1,743 të burgosur, 467 prej tyre në paraburgim./Alban Begolli/arbresh.info/

 

Ministrja Haxhiu pret vlerësimin gjykatave për personat në paraburgim, Peja është kundër

Miftaraj tregon se kush mund të lirohet nga burgu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme