Ministria e Ekonomisë ka shpërndarë raportin e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës për tërmetin e para një ore, duke konfirmuar që tërmeti ndodhi në ora 23:07, me epiqendër në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe me magnitutdë 5.9 shkallë të Rihterit.
“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km”, thuhet në këtë njoftim.
Njoftimi i plotë:
Territori i Kosovës lëkundet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Bosnjë dhe Hercegovinën
RAPORT I RRJETIT SIZMOLOGJIK TË KOSOVËS, SHËRBIMI GJEOLOGJIK I KOSOVËS, MINISTRIA E EKONOMISË
Prishtinë, 22.04.2022 – Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike,
Më datë 22.04.2022
N’ora 23 : 07 sipas kohës lokale,
Bosnja dhe Hercegovina është goditur me një tërmet me MAG. 5.9 sipas shkallës Rihter,
Përkatësisht me intensitet VII ballë të Merkalit
Thellësia hipoqendrore ishte 10 km
Epiqendra e këtij tërmeti ishte me lokacion në koordinatat:
Latituda: 43.05 N
Longitude: 18.21 E
Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km.
Ministria e Ekonomisë Rrjeti Sizmik, SHGJK
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...