Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për TM4 2018, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.
BPV në TM4 të vitit 2018 shënon rritje reale për 3.8% në krahasim me TM4 të vitit 2017. Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: aktivitetet financiare dhe të sigurimit 32.2%; furnizimi me energji elektrike, ujë dhe trajtimi i mbeturinave 11.2%; ndërtimtaria 6.5%; tregtia me shumicë dhe pakicë 6.1%; industria përpunuese 5.0%; hotelet dhe restorantet me 4.8%; bujqësia, gjuetia, pylltaria 1.7%; afarizmi me pasuri të patundshme 1.4%; transporti dhe magazinimi 1.0%.
Ndërkaq, rënie reale kishte në të dhënat e: industrisë nxjerrëse (-15.3%); dhe administrimit publik (-0.1%).
Kurse, BPV sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: formimin e bruto kapitalit me 9.2%; eksportin e mallrave dhe shërbimeve me 7.2%; importin e mallrave dhe shërbimeve me 4.4%; shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) me 2.3%; shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me 1.1%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...