Shënohet viktima e shtatë në Kosovë, vdes një 72-vjeçar

21:41 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sonte se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti Z.SH, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19.

Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme