Data 28 korrik është zgjedhur si Dita Botërore e Hepatitit, për nder të ditëlindjes së profesorit Baruch Blumberg Samuel, zbuluesit të virusit të hepatitit B dhe vaksinës së parë të hepatitit B.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), çdo vit organizon Ditën Botërore të Hepatitit për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për hepatitin dhe pasojat që ai shkakton.
Ka shumë lloje hepatiti. Të gjitha janë infeksione të mëlçisë dhe shkaktojnë verdhëz (zverdhje e të bardhave të syve dhe lëkurës), të vjella dhe dobësi.
Shumica e fëmijëve shërohen, por disa kanë probleme kronike të mëlçisë. Çdo vit virusi i hepatitit B shkakton infeksion në më tepër se 200 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe 4000 deri 5000 njerëz vdesin si pasojë e problemeve kronike nga hepatiti B. Ky virus merret kryesisht me anë të kontaktit me gjak të infektuar ose nga kontakti i ngushtë me sipërfaqet e njoma të trupit, si gjatë marrëdhënieve seksuale. Foshnjat mund të ekspozohen ndaj hepatitit B gjatë lindjes.
Ndaj nënave u bëhen analizat gjatë shtatzënisë. Foshnjat dhe fëmijët mund ta marrin gjithashtu atë nga anëtarët e familjes. Natyra e vaksinimit: Në nëntor të 1991-shit, Komiteti Këshillimor mbi Praktikat Imunizuese të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandoi vaksinimin e të gjitha foshnjave në Shtetet e Bashkuara.
Një dozë jepet gjatë dy muajve të parë pas lindjes, por jo para moshës gjashtëmuajshe. (Praktika të veçanta përdoren për foshnjat e nënave, që janë zbuluar se kanë shenja të caktuara të hepatitit B në gjakun e tyre gjatë analizave para lindjes.)Për fëmijët që nuk janë vaksinuar që foshnja, vaksinimi mund të nisë në çdo moshë. Përderisa rruga kryesore për të marrë infeksionin janë marrëdhëniet seksuale, vaksinimi duhet bërë para se adoleshentët të bëhen aktivë seksualisht.
Gjithashtu, në maj 2014, Asambleja Botërore e Shëndetit miratoi një rezolutë për të promovuar veprime ndërkombëtare për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar hepatitin viral.
Në Ditën Botërore të Hepatitit, në mbarë botën zhvillohen aktivitete duke u fokusuar në parandalimin e hepatitit B dhe C.
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës