Gjatë kësaj fundjave, është shënuar rasti i parë i thumbimit nga rriqrat në territorin e Komunës së Malishevës, për këtë vit.
Kështu ka raportuar në drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve.
“Gjatë fundjavës, është shënuar edhe rasti i parë i thumbimit nga rriqrat, por është thjesht thumbim dhe nuk ka vend për shqetësim”, tha Berisha.
Po ashtu Berisha, ka bërë të ditur se si Drejtori janë përgatitur dhe kanë marrë masat e nevojshme, brenda kompetencave, për fushatat si masa mbrojtëse ndaj etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Në tri vitet e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nuk janë regjistruar raste të vdekjeve nga EHKK, ndërsa në vitin 2016, nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me EHKK.
Përndryshe në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, u raportua për përgatitjet për fillimin e realizimit të projekteve, sipas listës së projekteve kapitale. Mirëpo, për zhvillimin e procedurave të prokurimit, Komuna e Malishevës, është duke u përballur me probleme në sistemin e ri të prokurimit të publik.
Drejtori për Buxhet dhe Financa, Vesel Krasniqi, gjatë raportimit të tij, i ka shfaqur dy probleme me të cilat është duke u përballur Malisheva, e para mosfunksionimi i mirë i sistemit elektronik të prokurimit publik (shqetësim ky i shfaqur edhe me fillimin e implementimit të këtij sistemi), si dhe mosalokimi i mjeteve nga të hyrat vetenake, nga thesari në qendër, që sipas drejtorit Krasniqi, “kjo është shumë shqetësuese”.
Drejtori për administratë ka njoftuar se është shtuar në masë të madhe numri i qytetarëve të cilët kërkojnë certifikata, por shërbimet komunale janë të përgatitura dhe ju ofrohen shërbime të shpejta dhe pa probleme të gjithë qytetarëve.
Drejtori i Arsimit ka paraqitur edhe njëherë problemin e mbajtjes së teksteve mësimore të vjetra, në hapësirat e shkollave, kryesisht në çatitë e shkollave, pasi kjo mund të paraqesë rrezik permanent dhe rrjedhimisht rrezikohet siguria e nxënësve në shkolla, mirëpo me gjithë kërkesat e vazhdueshme, MASHT-i ende nuk u ka dhënë një sqarim drejtorive, se si të veprojnë për largimin e tyre, pasi ato tekste janë të MASHT-it.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë komunale, u raportua për përgatitjet për shënimin e 5, 6 dhe 7 Marsit ditët e “Epopesë së UÇK-së” si dhe Ditës së Mësuesit.
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit