Google ADS

Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve

07:58 | 20 Nëntor 2024
K.B

Për shënimin e 20 Nëntorit- Ditës Botërore të Fëmijëve mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Ndërkohë që sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve do të mbahen aktivitete të shumta.

Që nga dhjetorit të vitit 1954, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka rekomanduar të gjitha shtetet të kenë një ditë të institucionalizuar si Dita Universale e të Drejtave të Fëmijëve.

Qëllimi i kësaj dite është respektimi si një ditë e vëllazërisë dhe mirëkuptimit mes fëmijëve në të gjithë botën.

20 nëntori është shënuar në kalendar si “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”. Përcaktimi i kësaj dite ka marrë shkas nga Konventa për të drejtat e fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 20 Nëntor 1989.

Gjithashtu kjo ditë ka për qëllim të jetë ditë aktivitetesh për të promovuar idealet dhe objektivat e Kartës për të Drejtat e Fëmijëve si dhe mirëqenien e fëmijëve të botës.

Data 20 nëntor, përkon me ditën e miratimit të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1959, si dhe miratimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1989.

Sipas Konventës, e cila është marrëveshja më e ratifikuar në të gjithë botën, për të drejtat e njeriut, përfshin të drejtën e jetës, të drejtën e shëndetit, edukimit dhe për të luajtur. Gjithashtu të drejtat për të pasur një familje, për t’u mbrojtur nga dhuna dhe diskriminimi.

Sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve do të mbahen aktivitete të ndryshme.

Për shënimin e 20 Nëntorit- Ditës Botërore të Fëmijëve do të mbahet edhe takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, UNICEF në Kosovë, në partneritet me Bashkimin Evropian në Kosovë, do të shënojë 20 nëntorin, Ditën Botërore të Fëmijëve.

Gjithashtu shoqata “Yjet që nuk vdesin”, në bashkëpunim me “NOA Dance – Theatre Company”, për shënimin e kësaj dite, do të mbajë një konferencë për medie, për të njoftuar më konkretisht rreth karakterit përmbajtjesor të Shfaqjes me titull: “Pas luftës, kush jemi ne?”, si dhe për detajet tjera të këtij Projekti.

Me rastin e kësaj dite edhe Organizata Humanitare Islamic Relief Kosova organizon aktivitete argëtuese e rekreative që edhe fëmijët jetimë në kushte të vështira jetësore./rtk

Të ngjashme