Google ADS

Shënohet Dita ndërkombëtare e Tokës

08:51 | 22 Prill 2023
K.B

Dita e Tokës është vendosur në datën 22 prill të vitin 1970.

Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret që u quajt “Dita e Tokës”.

Më 22 prill, në mbarë botën, dashamirëse të mjedisit organizohen një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe njeriut, si aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, etj.

Me rastin e kësaj dite “Let Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, këtë ditë e shënon me aktivitete të shumta për pastrimin e mjedisit dhe mbjelljen e drunjtëvem.

Kjo organizatë ka planifikuar aktivitete vullnetare për pastrimin e mjedisit në dy qytete të Kosovës, Ferizaj dhe Prishtinë, të hënën me 24 Prill 2023, dhe një aktivitet mbjellje drunjtëve në Suharekë të mërkurën me 26 Prill 2023.

Në Ferizaj, aksioni vullnetar për pastrimin e mbeturinave do të zhvillohet në hapësirat afër Parkut Liria, me pjesëmarrës nga organizata lokale, nxënës të shkollave të Ferizajit dhe përfaqësues nga Komuna. Aktiviteti në Ferizaj fillon në orën 10:30 dhe do të përfshijë edhe përfundimin e pastrimit të deponisë katër hektarshe të mbeturinave.

Në Prishtinë, gjithashtu, do të ketë aksioni për pastrimin e mbeturinave do të zhvillohet në lagjen Arbëria dhe është organizuar në bashkëpunim me kompaninë Deloitte. Aktiviteti në Prishtinë fillon në orën 14:00.

Më 26 prill, në bashkëpunim me Komunën e Suharekës do të zhvillohet një aktivitet mbjellje drunjëve në Suharekë si pjesë e angazhimit të saj për të promovuar një mjedis të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. Aktivitetet e |Let Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit me iniciativa dhe aksione të ndryshme mjedisore.

“Let Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, u bën thirrje të gjithëve që të marrin pjesënë këto aktivitete dhe të kontribuojnë në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit në Kosovë./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme