Nën organizimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO sot u shënua 21 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve e cila këtë vit mbajti temën “Pyjet dhe Inovacioni: Zgjidhje e re për një botë më të mirë”.
Kjo ditë u festua në pyjet e Blinajës duke prezantuar teknologjitë dhe inovacionet e fundit që transformojnë mundësit dhe efikasitetin në monitorimin dhe menaxhimin e resurseve pyjore.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural, Faton Peci tha se Kosova po i bashkohet festës globale në shënimin e ditës ndërkombëtare të pyjeve, si festë e shpallur nga Kombet e Bashkuara dhe që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së përgjithshme rreth rolit dhe rëndësisë së pyjeve.
“Këtë vit, tema e caktuar për shënimin e kësaj dite është “Pyjet dhe Inovacioni: Zgjidhje e re për një botë më të mirë”, prandaj edhe ne do të shohim se cilat janë mundësitë inovative për mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve tona”, tha Peci.
MBPZhR njofton se pjesëmarrësit në këtë ngjarje, ekspertë dhe profesionistë të pyjeve, studentë, zyrtarë, njohës dhe dashamirë të pyjeve patën mundësinë shohin demonstrimin e teknologjisë inovative që posedon Agjencia e Pyjeve të Kosovës, dhe që shërbejnë në planifikimin, monitorimin dhe shfrytëzimin e pyjeve, zhvillimin e analizave dhe vlerësimin e sipërfaqeve të caktuara pyjore, si dhe përparësitë që ato sjellin në realizimin e aktiviteteve të përditshme në sektorin e pylltarisë.
Gjatë programit të shënimit të ditës ndërkombëtare të pyjeve është bërë edhe demonstrimi praktik i funksioneve dhe përdorimi i dronëve, dylbive të natës, GPS-ve, kamerave kurth dhe matjeve në pylltari.
Ky demonstrim u realizua me mbështetjen e ekspertëve të programit që FAO po e zbaton në Kosovë i titulluar “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumë-qëllimor të pyjeve për përmirësimin e jetës rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”.
Ndryshe, ky program që po e zbaton FAO në bashkëpunim me MBPZHR dhe Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, financohet nga Bashkimi Evropian dhe Suedia dhe ka për qëllim krijimin e kapaciteteve për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë./Arbresh.info
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...