Google ADS

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Informatorëve

05:55 | 26 Mars 2018
Arbresh.info

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Projektin e Përbashkët të Bashkimit Evropian – Këshilli i Evropës kundër Krimit Ekonomik (PECK II), organizon tryezën e rrumbullakët “Mbrojtja e Informatorëve”, për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Informatorëve, që shënohet çdo vit në mbarë globin më 24 mars.

Në këtë tryezë, fjalë do të mbajë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendës shefi për bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Libor Chlad, Avokati I Popullit, Hilmi Jashari, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, Këshilltari nga Projekti i Përbashkët i Bashkimit EvropianKëshilli i Evropës kundër Krimit Ekonomik (PECK II) si dhe Betim Musliu, Drejtor i Instituti të Kosovës për Drejtësi .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme