Rreth 160 fëmijë dhe 50 vullnetarë nga radhët e komuniteteve të ndryshme, sot do të marrin pjesë në një ngjarje sportive, që organizohet nga OJQ-së PLAY International, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Fondacionit Rockefeller Brothers.
Kjo ngjarje sportive e dedikuar për promovimin e respektit, tolerancës dhe lojës fer në mes të rinjve është ngjarje unike në të cilën mblidhen fëmijë dhe të rinj të komuniteteve të ndryshme nga mbarë vendi për çdo vit, me rastin e Ditës kundër Diskriminimit.
Nëpërmjet një programi që ngërthen aktivitete dhe lojëra të dizajnuara enkas për këtë qëllim, pjesëmarrësit nga 11 komuna të ndryshme do t’i thyejnë barrierat midis komuniteteve të ndryshme dhe do të mësojnë për njëri-tjetrin duke lozur së bashku dhe duke bashkëpunuar në fushëlojë në një mjedis pozitiv dhe shumetnik.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...