Google ADS

Shënohet Dita Kombëtare e Diversitetit

07:43 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Save the Children në Kosovë organizon aktivitetet shkollore të cilat do të mbahen sot për nder të shënimit të Ditës Kombëtare të Diversitetit si ditë Kombëtare në kalendarin e shkollave, vendim ky i marrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë.

Aktivitetet shkollore do të zhvillohen njëkohësisht në dy shkolla në Prishtinë: në shkollën “Asim Vokshi” dhe shkollën “Emin Duraku”.

Aktivitetet për shënimin e kësaj dite janë organizuar edhe në shkolla në Komuna tjera të Kosovës.

Kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme të garave, lojërave atraktive, vizatimeve, si dhe performancave të ndryshme nga nxënës të klasave të ndryshme.

Aktivitetet e organizuara kanë për qëllim promovimin e diversitetit mes nxënësëve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të njëri-tjetrit pa marrë parasysh dallimet apo ndryshimet (si fizike, ideologjike, etj.) që ata mund t’i kenë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme