Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” organizon tryezë diskutimi për shënimin e Ditës Evropiane pa viktima në rrugë.
Tryeza do të bashkojë për diskutim përfaqësues nga institucionet dhe aktorët vendor që merren me çështjet e sigurisë rrugore dhe transportit në vend.
Këtë vit vendi ynë është duke kaluar nëpër një periudhë të rëndë dhe shqetësuese për shkak se siguria e të gjithë pjesëmarrësve në trafik është skajshmërisht e rrezikuar.
Trendi i aksidenteve përgjatë muajve të verës, për shkak të mungesës së masave konkrete parandaluese, po vazhdon, apo ka tendenca të rritjes.
Tryeza e diskutimit synon: – vazhdimin e vetëdijesimit të qytetarëve; – shkëmbimin eideve me pjesëmarrësit dhe ekspertët vendorë për mënyrën e ballafaqimit dhe të sfidave që lidhen me sigurinë në rrugë; – hartimin e draft-planeve, si masa konkrete vepruese për përmirësimin e gjendjes aktuale të lëvizjes në rrugë.
“Dita Evropiane pa viktima në rrugë” është lansuar për herë të parë vitin e kaluar ngaTISPOLRrjeti Evropian i Policisë Rrugore dhe është përkrahur nga Komisioni Evropian.
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut