Për nder të Ditës Ndërkombëtarë të të Zhdukurve është mbajtur marsh dhe janë bërë homazhe para Obeliskut të të Zhdukurve në Prishtinë. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, shkruan arbresh.info.
Ai ka vendosur kurora lule dhe ka bërë homazhe para obeliskut. E Bajram Qerkini, përfaqësues i familjeve të të zhdukurve ka falënderuar Haradinajn për kontributin.
“I ke dërguar 156 persona në banjë, i kemi marrë të gjitha shoqatat nga 5 mijë euro, na i ke lënë kushtet me punu dhe uroj që Zoti të të jap shëndet. Të falënderoj ne emër të 24 shoqatave”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka shtuar se duhet gjetur zgjidhje që Serbia të i kthej këta trupa.
“Qysh duhet me e shti Serbinë ku janë familjaret tanë, ne gjithmonë vetëm në mënyre paqësore kemi kërkuat gjetjen e tyre”, ka thënë ai.
E Qerkini ka thënë se familjarët e të zhdukurve po ndërrojnë jetë çdo ditë.
“Po vdesin gjeneratat pa e dit ku i kane familjaret, deklarimet se janë gjet 70% janë të pavërteta”, ka shtuar ai.
Ndryshe gjatë ditës janë paralajmëruar disa aktivitete për shënim të kësaj dite./Arbresh.info/
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...