Shënohet Dita e përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugorë

07:02 | 23 Prill 2019
Arbresh.info

Marrë parasyshë numrin e madh të aksidenteve në komunikacionin rrugor në nivel vendi, sidomos atyre me fatalitet, shoqata Qendra për Zhvillim Multikulturor – Impact e shënon ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugorë.

Shënimi i kësaj dite ka për qellim që nëpëmjet përkujtimi të viktimave në trafikun rrugor të rrisim shkallën e ndërgjegjësimit qytetar dhe institucional rreth sigurisë në rrugë në mënyrë që të kemi numër më të vogël aksidentesh , respëktivisht numer më të vogël të vdekjeve në rrugë.

Sivjet, kjo ditë do të shënohet nën moton: “ T’i kujtojmë e mos të lëndojmë ”. Ky event do të përfshij realizimin e tri përformancave paralele artistike dhe sensibilizuese, në tri rrugë të kryeqytetit tonë, Prishtinës.

Rrugët ku do të zhvillohën përformancat janë: rruga Garibaldi përbrij Hotelit Grand, në vendkalim të këmbësoreve, rruga Agim Ramadani para Hotel Sirius në vendkalim të këmbësoreve dhe rruga Luan Haradinaj para New Born në vendkalim të këmbësoreve.

Shfaqjet do të zhvillohën në mes të rrugës për qarkullim makinash, ku gjatë tër kohës do të asistoi policia, duke mbajtur të stopuar çarkullimin, deri në përfundim të tyre.

Nëpërmjet këtij njotimi Impact i informon të gjithë shoferët, që janë duke qarkullu në tri rrugët e sipërpermendura, se gjatë shfaqjes së përformancave, do të jetë e ndaluar rënja e borive, për shkak të ndotjes akustike.

Përformancat e sivjetme do të realizohën në bashkëpinim në mes të QZHM -Impact, Shkollës se Mesme të Muzikës “ Prenkë Jakova” dhe Studios së Baletit “ Let’s Dance”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme