Shënohet Dita e përkujtimit të viktimave në kumunikacionin rrugor

06:58 | 23 Prill 2018
Arbresh.info

Marrë parasyshë numrin e madh të aksidenteve në komunikacionin rrugor në nivel vendi, sidomos atyre me fatalitet Qendra për Zhvillim Multikulturor – Impact sot shënon diten vëndore të përkujtimit të viktimave në kumunikacionin rrugorë.

Aktori Naim Berisha organizator dhe ideator i kësaj ngjarje ka thënë se shënimi i kësaj dite ka për qellim që nëpëmjet përkujtimi të viktimave në trafikun rrugor të rrisim shkallën e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rrugë në mënyrë që të kemi numër më të vogël aksidentesh, respektivisht numer më të vogël të vdekjeve në rrugë.

Sivjet kjo ditë do të shenohet nën moton “Ti kujtojmë ata që shkuan, për t’i rujtë këta që janë”.

Berisha ka thënë se ky event do të përfshij realizimin e tri përformancave paralele artistike dhe sensibilizuese, në tri rrugë të kryeqytetit, Prishtinës.

Rrugët ku do të zhvillohën përformancat janë: Garibaldi përbrij Hotelit Grand, rruga Agim Ramadani, para Hotel Sirius dhe rruga Luan Haradinaj para New Born në vendkalime të këmbësoreve.

Shfaqjet do të zhvillohën në mes të rrugës për qarkullim makinash, ku gjatë tër kohës do të asistoi policia, duke mbajtur të stopuar çarkullimin, deri në përfundim të tyre.

Përformancat do të kenë këtë skenar:

Përfomanca e parë, Rruga Garibaldi, përbrij Hotelit Grand.

Perskaj rrugës do të jetë i pozicionuar një automjet i ndihmës se shpejt, me ekipin e tij brënda. Nga pas automjetit, do të dalë një violinist instrumentalist në moshë të vogël.

Ai ecë me ritem të ngadalt, drejt mesit të rrugës mbi zebra.

Posa pozicionohet në mes të rrugës, vëndoset në pozicion galuç dhe fillon të përformoj një pjesë me violine.

Duke shpejtuar gradualisht ritmin e instrumentalit, ndryshon edhe pozitën trupore,duke marrë pozicion vertikal.

Instrumentalisti bëhët sikur goditet nga një veturë fiktive dhe rrezohet ngadal mbi asfalt.

Nga autoambulanca dalin ekipi për intervenim e vendosin në barelë dhe e zhvendosin në automjetin e tyre.

Autoambulanca lëshon sirenën dhe niset, përshkon rrugën Garibaldi, rrugën përballë Radio-Kosovës, vazhdon lart perskaj fakultetit filologjik, kthehet në rrugën Agim Ramadani, vazhdon rrugetimin deri tek vendtakimi i ekipit realizues, para objektit të Ministrisë se Kultures në Sheshin Nënë Tereza.

Përformanca e dytë Rruga Luan Haradinaj, përballë New Born.

Një Autoambulancë është e pozicionuar përbrij rrugës. Nga pas sajë del një futbollist në moshë të vogel, duke mbajtë një top në duar. Futbollisti ecë ngadal mbi vijat e bardha.

Posa vëndoset në mesin e rruges, ndërron pozicion trupor. ulet në asfalt duke e bartur topin nga koka në këmbë.Shpejton ritmin e goditjeve dhe merr pozicion trupor vertikal.

Më anë të levizjeve të ngadalëshme, bëhet sikur goditet nga një veturë. Më top në duar shtrihet në rrugë. Nga autoambulanca dalin ekipi mjeksor, e shtrinë në barelë dhe e vendosin në automjetin e tyre.

Autoambulanca niset, duke përshkuar rrugen Luan Haradinaj, në drejtim të objektit të Komunës se Prishtinës, për të mbërri në Sheshin Nënë Tereza, para objektit të MKRS-sës ( tek vendtakimi i ekipit realizues).

Përformanca e tret Rruga Agim Ramadani , përballë Hotel Sirius.

Një Autoambulancë është e poziciouar përbrij rrugës. Pas sajë del një aktor në moshë të vogel.

Ai ecën ngadal mbi vendkalim të këmbësoreve. Vëndoset në mes të rrugës, ndërron pozicion trupor,duke u ulur mbi asfalt. Nxjerrë nga brenda xhaketës një fletore dhe një laps, fillon të shkruaj.Ngritet ngadal në pozicion vertikal. Lexon në fletore atë ç’farë ka shkruar.

Bëhet sikur goditet nga një makinë dhe me fletore në duar, shtrihet ngadal mbi asfalt.

Nga autoambulanca dalin ekipi mjeksor, e tërheqin aktorin brenda. Automjeti niset drejt Sheshit Nënë Tereza për të arrirë para objektit të Ministrisë se Kulturës, ku në orën 12 e 30 mbahet konferenca për media,pasi autoambulancat të tria njëherit, të vëndosura në rrjesht paralel për 30 sekonda të ndezin alarmin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme