Agjencia e Menaxhimit Emergjent në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme me mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të shënojnë Ditën Evropiane të numrit 112.
Kjo ditë është caktuar të shënohet me 11 shkurt që nga viti 2009 me qëllim të ngritjes së vetëdijesim për numrin emergjent evropian 112, raporton Indeksonline.
Ky aktivitet do të mbahet ne qendrën 112 në objektin ekzistues “Rr.Kral Petar, Nr.138 në Zveçan” nga ora 12:00.
Me 30 qershor të vitit 1937, në Londër, u përdor për herë të parë numri 999 për të telefonuar Urgjencën/Emergjencën. Nuk kishte asnjë shërbim telefonik për të telefonuar urgjencën para futjes së numrit 999. Ky numër u bë i pari numër i telefonit të urgjencës në botë. Pas futjes së numrit 999, procedura është ndryshuar: kur njerëzit telefonojnë 999, një dritë e kuqe një tingull veçantë do të nënkuptoje që është një telefonate urgjente, dhe operatorët duhet të japin përparësi për t’iu përgjigjur në telefon.
Sot, kur njerëzit përdorin telefonat e mençur, numri 999 nuk është aq i përshtatshëm, dhe mund të telefonohet gabimisht. Kështu, numri i urgjencës 112 përdoret në Evropë, ndërsa 911 në SHBA. Është interesante të theksohet se numri 999 është akoma i përdorshëm në Mbretërinë e Bashkuar përveç 112.
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...