Përfaqësues të Organizatës Joqeveritare ‘Futja ngjyrë’ nga Mitrovica, kanë organizuar të mërkurën në qendër të këtij qyteti një aksion, ku përmes artit të rrugës shënuan Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ata thanë se kjo formë inovative e shënimit të kësaj dite është reflektuese përmes realizimit të muralave me mesazhe sensibilizuese mbi të drejtat e grave. Bardhyl Dobroshi, përfaqësues i Organizatës ‘Futja ngjyrë’, ka bërë të ditur për KosovaPress se për realizimin e aktivitetit të tyre ata janë mbështetur nga OSBE-ja dhe Organizata Joqeveritare “Community Building Mitrovica” (CBM) në Mitrovicë, ndërsa vlera e projektit kap shumën mbi 300 euro.
“E kemi pas idenë për të shënuar Ditën e 8 Marsit jo me festë, por me një aksion, i cili simbolizon se pa femra ne nuk mund të ecim përpara. Prandaj kemi vendosur për t’i bërë dy murale dhe më vonë të shpërndajmë edhe stikera…si dhe broshura të cilat tregojnë për Ditën e Grave, për çka është më mirë të shënohet kjo ditë, dhe pse kishte qenë më mirë për të reflektuar në të drejtat e grave dhe barazi gjinore, e jo vetëm për të shkuar për të festuar…Prej qytetarëve kemi vetëm fjalë të mira…Projekti është i mbështetur nga OSBE-ja dhe organizata CBM… Totali i kësaj ndihme është rreth 320 euro”, ka thënë Dobroshi.
Ndryshe, një aktivitet i ngjashëm kreativ urban me qëllim të shënimit të Ditës së Gruas, u organizua sot pothuajse në të njëjtën kohë edhe në veri të Mitrovicës nga përfaqësues të grupit jo-formal ‘Zuta Kompanija’.
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...