Në ditën e flamurit të komunitetit ashkali, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur përfaqësuesit e këtij komuniteti në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë ditë të cilën Haradinaj tha së është e rëndësishme për të gjithë u premtoi se do të jenë me ta për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe sociale, shkruan arbresh.info.
“Ne kemi një arsye sot që jeni bashkë me datën 15 shkurt ditën e flamurit. Këtë ditë e kemi kthyer në festë për me festu së bashku, komuniteti ashkali në Kosovë është komuniteti më i vjetër. Në çdo etapë të Kosovës nuk ka munguar me qenë më të gjithë të tjerët. Ju jam mirënjohës për kontributin, kam shumë respekt për dy kryetarët. Ky komunitet nuk e ka situatën aq të lehtë, kemi me bo punë të mira për komunitetin ashkali së bashku me dy deputetët. Do të jemi me ju nuk do të heqim dorë nga dëshirat për të gëzuar një mirëqenie ekonomike e sociale”, ka thënë Hradainaj.
Ndërsa Etem Arifi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti ashkali kërkoi nga kryeministri që të jenë të pranishëm në proceset integruese të Kosovës.
“Kjo festë ashkalit e Kosovës u gjenë me përkrahje institucionale. Ata kanë shkollim më të mirë banim më të mirë, por kërkoj më mbështetjen tuaj në projektet tona sepse ashkalitë kanë nevojë ende për mbështetje”, ka thënë ai.
Deputeti tjetër Romush Ademi tha se komuniteti ashkali asnjëherë nuk është ndier i diskriminuar në Kosovë.
“Kryeministri Haradinaj në stafin e tij gjithmonë ka dashur këtë komunitete dhe ka dhënë ndihmë dhe kontribut të madh. Nga pas lufta e deri tani gëzojmë të drejtat tona, asnjë here nuk e kemi ndier veten të anashkaluar. Vetëm nga komuniteti ashkali janë 10 mijë nxënës në bankat shkollore”, ka shtuar ai./Arbresh.info/
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...