Për nder të “Ditës së dëshmorëve në Prizren”, sot kryetari Mytaher Haskuka së bashku me zyrtarët komunalë dhe përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, si dhe pranë shtatoreve të dëshmorëve të kombit “Ismail Kryeziu”, “Pal Paluca”, “Xhevat Berisha”, “Ismet Jashar Komunova”, dhe tek monumenti i dëshmorit “Remzi Ademaj” në Prizren.
Për nder të kësaj dite, në hapësirat e Lidhjes së Prizrenit, kryetari Haskuka ka bërë shpërndarjen e mirënjohjeve për 22 gra veterane të luftës, që kanë kontribuar për çlirimin e vendit, raporton arbresh.info.
Në një fjalë rasti, kryetari Haskuka deklaroi se në këtë përvjetor po përkujtohen dëshmorët që flijuan jetën e tyre për të realizuar ëndërrat e qytetarëve të Kosovës për të pasur një shtet të lirë e të pavarur.
Pas shpërndarjes së mirënjohjeve, kryetari Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari përuruan rifillimin e punimeve për përfundimin e memorialit të heroit të kombit “Besim Nrecaj” në fshatin Malësi të Re.
Punimet për këtë memorial kishin filluar në vitin 2017, duke u lënë pa u përfunduar, kurse tani me projektin e ri, memoriali do të përurohet deri në fund të këtij viti./arbresh.info/
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...