Google ADS

Shënohet Dita Botërore pa Duhan

07:20 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë organizon shënimin e 31 Majit – Ditës Botërore pa Duhan 2017, që sivjet shënohet me temë “Duhani – një kërcënim për zhvillimin”.

Në këtë ngjarje do të diskutohet mbi kërcënimet që industria e duhanit paraqet për zhvillimin e qëndrueshëm të secilit vend, duke përfshirë shëndetin dhe mirëqenien ekonomike të qytetarëve.

Gjithashtu, do të diskutohet mbi masat dhe veprimet që qeveria dhe publiku duhet të ndërmarrin për të promovuar shëndetin dhe zhvillimin, dhe për të konfrontuar kërcënimet që vijnë nga duhani.

Shënimi mbahet në ndërtesën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kati III, Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme