Më 8 mars në gjithë botën shënohet Dita Botërore e Veshkës. Me këtë rast, Shoqata e Nefrologëve të Kosovës do të organizoj një varg aktivitetesh.
Duke pasur parasysh që sivjet Dita Botërore e Veshkës korrespondon me ditën e gruas, manifestimet, me theks të veçantë, do të kenë për qëllim ruajtjen e shëndetit tek femrat si dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave.
Sot në sheshin “Nëna Terezë” aktivistët e Shoqatës së Nefrologëve të Kosovës do të shpërndajnë fletëpalosje me shumë udhëzime se si t’i mbrojmë veshkat dhe si t’i zbulojmë sa më herët sëmundjet e veshkave.
Gjithashtu, do të ofrohet matja e sheqerit në gjak dhe matja e tensionit të gjakut për qytetarët.
Po ashtu, shoqata ka përgatitur një test diturie për qytetarët në mënyrë që të dihen njohuritë e përgjithshme lidhur me veshkat.
Shoqata e Nefrologëve të Kosovës bën thirrje që të kontribuojmë të gjithë së bashku në mënyrë që sa më shumë ta ngrisim vetëdijen e qytetarëve, e sidomos të femrave për kujdesin ndaj veshkave.
Si rezultat, kjo është një garanci për një shëndet më të mirë, për një shtatëzanësi më të shëndoshë si dhe për një jetë më të mirë.
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...
Assesi t’i buzëqesh fati Brojës, pëson dëmton të rëndë...
Blerim Gjoci për zjarret në Kaliforni: Na erdhi urdhri për e...
Rodrygo: El Clasico do të jetë e vështirë por duam të fitojm...
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...
Vjen zarfi i parë i zi në Big Brother VIP 4, çfarë ka ndodhu...