Shënohet Dita Botërore e Tokës edhe në Kosovë

13:41 | 22 Prill 2017
Arbresh.info

Dita Botërore e Tokës është shënuar edhe në Kosovë, duke filluar nga aktivitet vetëdisuese për ruajtjen e tokës, deri te pastrimi i deponive ilegale në kryeqytet.

Një manifestimi në sheshin “Zahir Pajaziti në Prishtinë, e organizoi edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, FSK-në, OJQ-të, Fakultetin e shkencave Matematiko-Natyrore, Shkollat fillore të Mesme të Ulëta, Shkolla e Gjelbërt dhe Shkolla Model.

Në një fjalë rasti, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala tha se kjo ditë e shënuar anë e kënd globit, e mbajtur dhe e përcjellur me aktivitete të shumta mjedisore, kulturore dhe vetëdijësuese gjithsesi e obligon ministrinë por edhe organizatat joqeveritare, nxënësit dhe përfaqësuesit e shkollave, të kthejmë vetëdijen, kujdesin dhe respektin për tokën.

 

“Kërkesat zhvillimore që ka shoqëria jonë në raport me zhvillimin ekonomik të vendit duhet të jenë të balancuara, në raport me mjedisin. Pra ne e kemi obligim të rregullojmë, të balancojmë raportim mes kërkesës zhvillimore dhe asaj mjedisore. Në raport me këtë punë institucionet e vendit, Ministria po krijon dhe po kompleton legjislacionin e mbështetur nga donatorët, bashkë me organizatat e tjera. Ne tanimë kemi hartuar një numër të madh të strategjive të cilat prekin dhe rregullojnë sferën e mjedisit. Prekin dhe rregullojnë ujin, tokën ajrin, mbetjet urbane, mbetjet industriale e kështu me rradhë. Të gjitha këto janë sfida tashmë të identifikuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Një pjesë e tyre e madhe është e trashëguar nga e kaluara jonë, nga eksplatimi i egër që i është bërë këtij vendi, kësaj toke”, tha ai.

Ndërkaq nga shefi i depertamenti për shërbim civilo-ushtarak, Afrim Veseli, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës çdoherë do të mbështetë këtolloj aktivitetesh në dobi të qytetarëve.

 

“Edhe sot FSK-ja është krahë përkrah me ju. Në këtë ditë, në ditën e tokës që të gjithë e duam, sidomos pjesëtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, komandanti i saj, Gjeneral i Rama ka urdhëruar trupat e veta dhe makinerinë që anë e mbanë vendit të shënohet kjo ditë. Kjo ditë shënohet edhe në veendbazimet e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në të gjitha vendbazimet që ajo ka. Ne dëshirojmë që toka jonë të jetë e pastër, të kemi një ambient sa më të pastër,” tha ai.

Në mesin e nxënësve që kishin ardhur nga qytetet e tjera për t’iu bashkangjitur aktivitetit ishte edhe Mujeza Ademi, nxënëse e gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri.

 

“Kemi ardhë sot me një organizatë për Ditën e Tokës. Na si rini po duhet me marrë am shuëm iniciativa për me mbrojtë tokën për shkak se na teke  fundit qitu jemi duek jetu, dhe ndoshta zgjidhja më e mirë kish me konë na me i lonë telefonat dhe me dalë jashtë.

Ajo po ashtu tha se më e mira do ishte që aktiviteten të ndërmerren nga të rinjtë dhe ata gjatë kohës së lira t’i kontribojnë vendit.

Në fund të manifestimit u shpërndanë dhe certifikata falënderimi.

Kjo ditë është shënuar edhe me largimin e deponive ilegale në Prishtinë nga kompania “Pastrimi”, si dhe aktivitete të tjera nga organizata joqeveritare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme