Google ADS

Shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor

07:13 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Organizata Jo Qeveritare “Klubi Dëshira” organizon tryezën në shënimin e Ditës Botërore të shëndetit Mendor e cila ju kushtohet personave me dëmtime intelektuale dhe fushës së shëndetit mendor.

Tryeza ka për qëllim rritjen e vetëdijes për shërbimet e shëndetit mendor dhe mobilizimin e përpjekjeve në mbështetje të personave me dëmtime intelektuale drejt punësimit dhe vetëpunësimit.

Gjatë tryezës do të prezantohet manuali i trajnimeve për punë dhe vetëpunësim për personat me dëmtime intelektuale.

Aktiviteti mbështetet në kuadër të programit  Angazhimi për Barazi-E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim- ATRC.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme