Ministria e Shëndetësisë (MSh) dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) sot organizojnë konferencë për media me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, me moton: “Shëndeti im, e drejta ime”.
Në këtë konferencë do të marrë pjesë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përfaqësues nga Institucioni i Avokatit të Popullit dhe akterë të tjerë relevant.
Dita Botërore e Shëndetit kujtohet në 7 Prill, e cila shënon dhe ditën e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në 7 prill 1948.
Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së. Kjo ditë kujton pikërisht atë moment të rëndësishëm të jetës së OBSH-së. Që prej vitit 1950 Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror./Arbresh.info
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...