Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK), organizojnë sot në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, 4 shkurtit.
Më këtë rast, organizohet Tryezë me temë “Sëmundjet malinje, sfidat e menaxhimit të tyre në vendin tonë dhe në botë”.
Gjatë këtij aktiviteti po ashtu do të shpërndahen edhe broshura informative.
Dita Botërore e Kancerit bashkon popullatën e botës në luftën kundër kancerit dhe synon të shmangë miliona vdekje të parandalueshme çdo vit përmes rritjes së vetëdijshmërisë dhe edukimit mbi sëmundjen, duke shtyrë qeveritë dhe individët në tërë botën që të ndërmarrin aksion.
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës