Sot bëhen 50 vjet nga demonstratat e 27 tetorit të vitit 1968, e mbajtur në Prishtinë. Në këtë demonstratë, mijëra shqiptarë nga e gjithë Kosova kërkuan: barazi, universitet, Kushtetutë e Republikë. Demonstratat vitit 1968 që filluan në Prizren, e vazhduan në qytete të ndryshme, njihen si pikë kthese për Kosovën.
Në kohën kur të drejtat e shqiptarëve po nëpërkëmbeshin aq shumë, më gjashtë tetor të vitit 1968, në Prizren filluan protestat për më shumë të drejta e barazi. Protestat e shqiptarëve me kërkesat: duam barazi, universitet, Kushtetutë e Republikë, vazhduan në gjithë Kosovën. Pesëdhjetë vite pas, Zymer Neziri, njëri nga organizatorët e demonstratave, tregon për Radio Kosovën se cili ishte qëllimi kryesor i demonstratave.
“Qëllimi kryesor i demonstratave ishte vetëm hallka e parë e realizimit të asaj, që quhet bashkim kombëtar. Kërkesë ishte të krijohej republika dhe krahas asaj do të fitohej e drejta e vetëvendosjes, siç e kishin të tjerët, me kushtetutë në kuadër të federatës. Dhe natyrisht që më lehtësisht të kalohet në shkallën tjetër, në atë të bashkimit kombëtar”, tha ai.
Demonstrata më e madhe u mbajt në ditën e sotme 50 vite më parë në Prishtinë. Në këtë demonstratë, ku kërkesa kryesore ishte Kosova Republikë, pati dhunë e viktima, thotë Zymer Neziri.
“Është sulmuar populli i Kosovës. Studentët,rinia,janë sulmuar edhe me mjete policore dhe me një rrethim ushtarak. Dhe kemi vrasjen e nxënësit të Shkollës së mesme teknike. Vrasjen e Murat Mehmetit në qendër të Prishtinës.
Por, edhe përkundër dhunës së ushtruar demonstratat e viti 68, bën që gjërat të ndryshojnë për shqiptarët e Kosovës, pohon historiani Shkodran Imeraj.
“Në shtator të vitit 1969 legalizohet përdorimi i flamurit. Në vitin 1970 fillojnë përgatitjet për hapjen e Universitetit të Prishtinës. Më 1972 fillojnë mbledhjet anë e kënd Kosovës për nxjerrjen e Kushtetutës së vitit 1974 dhe tanimë thuajse Kosova filloi të gjallërohej pas demonstratave të vitit 1968”, tha Imeraj.
Demonstratat e vitit 1968 që u zhvilluan nga tetori deri në fund të vitit, nga historianët vlerësohen si të një rëndësie të veçantë për popullin shqiptar të Kosovës. Këto demonstrata rezultuan pjesërisht të suksesshme, pasi që kërkesa kryesore për Kosovën Republikë nuk u lejua. Këto demonstrata, kanë mbetur në memorien kolektive si një ndër kthesat më të rëndësishmet në historinë e re të Kosovës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...