Derisa 20 vjet më parë në tërë Evropën po shënohej Dita e Evropës, në Llapushnik të Drenasit po zhvillohej luftë e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, betejë kjo e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut.
Në Betejën e Llapushnikut të zhvilluar me 8, 9 dhe 10 maj të vitit 1998 ranë 47 dëshmorë dhe 54 martirë, ndërsa kjo ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.
Njësitet që i zhvilluan me heroizëm të pashoq luftimet në këtë betejë, ishin formacionet pëllumbi, çeliku dhe lumi.
Lufta që është bërë në Betejën e Grykës së Llapushnikut për të kontrolluar këtë zonë, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku e bënte të pakalueshëm forcat serbe në atë pjesë.
Kjo ngjarje ishte edhe fillimi i krijimit të zonave të lira të kontrolluara nga UÇK edhe në zona tjera të Kosovës si në Malishevë dhe Dukagjin. Kjo situatë e krijuar pas zënies së Grykës së Llapushnikut, ofroi mundësi shumë më të mira për komunikim, shtrirje, zhvillim, organizim e furnizim për të gjitha njësitet tjera të UÇK-së. Ishte koha kur masivizimi dhe mobilizimi i UÇK-së, arriti kulmin dhe rriti besimin e popullatës në njësitet e UÇK-së.
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...