Sot shënohet 19-vjetorit i Epopesë së Dukagjinit, e cila ditë njihet edhe si fillimi i luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë, Ditës së Dëshmorëve të kësaj zone dhe 18-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave serbe.
19 vite më parë, forcat e shumta të armikut kanë mësy fshatin Gllogjan dhe me synim të veçantë familjen e Ilmi Haradinajt, djemtë e së cilës familje ishin prirës të luftës çlirimtare në rajonin e Dukagjinit.
Kjo familje, para sulmit nga forcat e armikut, kishte dhënë dëshmorin e parë të lirisë, pasi gjatë tentimeve për të hyrë në Kosovë me një grup luftëtarësh të lirisë, në kufirin shqiptaro-shqiptar kishte rënë gjeneral Luan Haradinaj. Ndërsa në vitin 1999 bie edhe gjeneral Shkëlzen Haradinaj.
Kjo datë përkon edhe me fillimin e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, të cilat sulme filluan pasi Serbia nuk pranojë ta nënshkruante marrëveshjen ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme, në Gllogjan do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve, ndërsa manifestimi gjithëpopullor, do të mbahet në sheshin e qytetit në Deçan.
Në manifestimin e sotëm do të mungojë ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...