Me rastin e shënimit të 18 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Drenasit, janë shënuar dhjetëra aktivitete solemne, kulturore e artistike.
Fillimisht kryetari i Komuëns, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Enver Hajdari, komandantin e Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina, drejtor të drejtorive komunale, kanë bërë homazhe dhe kanë vë buqeta lulesh pranë varrezave të dëshmorëve në Çikatovë e Vjetër, Gallanasellë, Likoshan, Polac, Morinë, Shtuticë, Vërboc, Tërstenik dhe Gllobar, kurse nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj i shoqëruar nga kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Remzi Lestrani, kryetari i Shoqatës së familjëve të Dëshmorëve, Sali Xhemajli dhe drejtor të drejtorive komunale, kanë bërë homazhe dhe kanë vë kurora lulesh pranë varrezave të dëshmorëve në Abri (varrezat e dëshmorëve dhe varrezat e familjes Deliu), Baicë, Negroc dhe Poklek i Vjetër.
Pas homazheve në varrezat e dëshmorëve është mbajtur seanca solemne për nder të kësaj dite. Ne seancë merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj, anëtar të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të subjekteve politike në Drenas, familjar të dëshmorëve, media dhe qytetarë. Seancën e ka kryesuar, kryesuesi i Kuvendit ku fillimisht ka kërkuar një minutë nderim për të rënët, pastaj ka uruar qytetarët e Komunës, me rastin e shënimit të kësaj dite. Në fjalën e rastit nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci tha se 14 qershori është një datë historike, ditë e ëndërruar me gjenerata, dita kur qytetari i Drenasit u ndje i lirë, pa këmbë okupatori në vendin tonë.
“Rezistenca kundër çdo okupatori, Drenasin dhe qytetarët tanë i bën krenar sepse dha kontributin dhe mori pjesë në rezistencën që e përmbysi Perandorinë otomane, nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës. Okupimi më i egër se ai otoman, ishte okupimi i një mbretërie të ndërtuar mbi kurrizin e kombit shqiptar, duke bërë Shqipërinë të kufizohet në të gjitha anët me shqiptar. Rezistenca ndaj okupimit serb, ka zanafillën që ka koha e kaçakëve, kur Drenasi ishte fole e kësaj lëvizjeje të rezistencës”, ka thënë kryetari Lladrovci duke shtuar se pas rezistencave të viteve 45 deri në fund të viteve të 80-ta, filluan edhe celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përmbyllën sakrificën e popullit tonë. Lladrovci ka shtuar se e ardhmja e vendit është duke u ndërtuar falë historisë së lavdishme me një armatë te të rinjve të shkolluar, studentëve, artistëve, sportistëve me burra e gra krenar në tokën tonë, atdheun e lirë. “Sot Drenasi është një kantier ndërtimi, me dhjetëra projekte infrastrukturore, me plane zhvillimore për qendrën e re të biznesit, në zemër të Kosovës, bri autostrades. Nuk jemi të vetëknaqur, pranaj kemi shumë punë për të bërë dhe do të bejmë qytetin tonë, të dëshirueshëm për të jetuar në të”, ka thënë kryetari Lladrovci. Shënimi i kësaj ditë ka vazhduar me dhjetëra aktivitete, Pas seancës solemne është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për dëshmorin e kombit Rasim Kiçina në vendlinjen e tij në fshatin Baicë, është mbajtur ekspozita dhe aktivitete sportive.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...