Shënohet 1 Qershori – Dita e Fëmijëve

07:11 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Sot shënohet 1 Qershori- Dita e Fëmijëve.

Edhe në Kosovë do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar këtë ditë, shkruan arbresh.info.

Policia e Kosovës organizon një aktivitet që i dedikohet “1 Qershorit”- Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në ora 10:00.

Muzeu i Kosovës, ka përgatitur aktivitete të ndryshme për fëmijë po ashtu në ora 10:00.

Ndërkaq, në kinemanë ABC shfaqet filmi për fëmijë “The Boss Baby” 3D në ora 15:00./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme