Më pak aksidente fatale dhe aksidente në përgjithësi janë shënuar korrikun e këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, bëjnë të ditur nga policia. Sipas policisë, për 7 muaj të këtij viti, ka rënie të aksidenteve fatale, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Nga policia apelojnë për respektim të rregullave në trafik.
Gjatë muajit korrik, në vendin tonë, janë shënuar 11 aksidente fatale me 11 persona të vdekur.
Por, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, del se ka rënie të aksidenteve fatale. Sipas të dhënave nga policia, shihet se totali i aksidenteve të këtij korriku është më i vogël se në korrikun e 2023-s.
Korrikun e këtij viti kanë qenë 2.444 aksidente, derisa në korrikun e vitit të kaluar 2.625 aksidente.
Përmes një komunikate të policisë të datës 6 gusht, rreth angazhimeve policore në sigurinë e trafikut rrugor, është thënë se Divizioni i Trafikut Rrugor, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore, mbrojtjes së jetës dhe zhvillimit normal të rrjedhës së trafikut, përmes zbatimit të planeve operative të sigurisë rrugore, aplikimit të ndryshimeve të ligjit të trafikut, si dhe realizimit të një sërë fushatave sensibilizuese, ka ndikuar që të ketë një siguri më të madhe në trafikun rrugor. Nga policia, po ashtu, kanë njoftuar edhe për aksidentet me pasoja fatale të 7 mujorit të këtij viti, krahasuar me 7-mujorin e vitit të kaluar.
Sipas policisë, në 7 mujorin e këtij viti, aksidentet me pasoja fatale, kanë shënuar rënie, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Eksperti i komunikacionit, Lavdim Hamiti, duke folur për ligjin e ri për rregullat në trafik, që ka hyrë në fuqi muaj më parë, thotë se nuk është duke pasur ndikim në uljen e numrit të aksidenteve.
Policia e Kosovës ka apeluar për respektim të rregullave në trafikun rrugor, ku sipas tyre, vetëm duke respektuar rregullat e trafikut mund të arrijmë në ulje të aksidenteve në përgjithësi, e në veçanti të atyre me pasoja fatale.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...