Shenjat që tregojnë se fëmija juaj mund të bëhet psikopat në të ardhmen

15:38 | 13 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shenjat se fëmija mund të bëhet psikopat në të ardhmen mund të vërehen kur personi është trevjeçar.

Veprimet e prindërve shpeshherë i nxisin fëmijët t’i demonstrojnë këto shenja, transmeton Telegrafi.

Por, problemi është se prindërit nuk mendojnë që këto shenja janë të rëndësishme.

Ekspertët kanë zbuluar disa karakteristika interesante të fëmijëve me trajta psikopatike.

Shumë vrasës serikë i kanë poseduar këto trajta në fëmijërinë e hershme, por fatkeqësisht ishin injoruar derisa ishte bërë vonë.

Dhuna ndaj kafshëve

Dhuna ndaj kafshëve është një nga shenjat më të qarta të çrregullimeve psikopatike te fëmijët. Nëse ia shpjegoni fëmijës se nuk është në rregull ta tërheqin bishtin e maces ose ta godasin qenin dhe fëmija vazhdon t’i përsërit veprimet e veta, ose edhe i vret ato kafshë, atëherë duhet të ndërmerrni masa.

Dëshira për vënien e zjarrit

 Piromania, apo dashuria për të vënë zjarre, është shenja e dytë.

Kjo është një mënyrë tjetër se si fëmijët e shprehin zemërimin dhe nervozën, ndërsa nuk është aspak shenjë e mirë!

Thyerja e rregullave

A ekziston ndonjë person që nuk e ka thyer gotën e preferuar si fëmijë, ose nuk është vonuar kurrë në shkollë?

Kjo në fakt nuk është gjë e keqe. Por, bëhet shenjë serioze kur fëmijët me trajta psikopatike e kuptojnë se thyerja e rregullave është e keqe, dhe pavarësisht kësaj ata e shijojnë thyerjen e rregullave dhe marrin adrenalinë nga ajo.

Bulizmi

Normalisht, jo çdo ‘bulist’ është maniak i ardhshëm. Bulizmi, apo ngacmimi i të tjerëve, është mjaft i shpeshtë. Por, bulizmi mund të jetë shenjë e psikopatisë atëherë kur një person e bën me qëllimin e vetëm për t’i turpëruar tjerët sepse gëzohen dhe argëtohen me atë gjë.

Mungesa e ndjenjave

Fëmijët me trajta psikopatike nuk frikësohen aq lehtë sa shokët e tyre, dhe nuk stresohen në të njëjtin nivel si shokët e tyre.

Ata, në fakt, nuk kanë fare ide se çfarë është mëshira apo frika! /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme