“Shëndeti im, e drejta ime”, mesazhet e OBSH-së në Ditën Botërore të Shëndetit

17:27 | 7 Prill 2024
E.G

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka ndarë mesazhet e OBSH-së në Ditën Botërore të Shëndetit.

IKSHPK me anë të një postimi në faqen e tyre në Facebook shkruan se “Shëndeti është e drejtë e çdo njeriu në kushtetutën e 140 vendeve, megjithatë në realitet miliarda njerëzve ende u mohohet kjo e drejtë themelore.”

“Për të tejkaluar këtë boshllëk është koha të veprojmë.”, shkruan tutje.

“Këtë #Ditë Botërore të Shëndetit dhe në çdo ditë tjetër, të luftojmë për #Shëndeti im, e drejta ime

Shëndeti juaj mbështetet në:

  • Shërbime shëndetësore cilësore
  • Ujë të pijshëm dhe sanitari
  • Ajër të pastër
  • Mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm
  • Ushqyerje të mirë
  • Vendbanime cilësore
  • Kushte të përshtatshme për punë
  • Të lirë nga diskriminimi

• Edukim”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme