Google ADS

Shëndetësisë i ndahen 200 milionë euro për vitin 2018

09:23 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës kë vendosur që buxheti për shëndetësinë për vitin 2018 të ketë rritje prej 21 për qind.

Kështu është paraparë me buxhetin për vitin 2018 i cili është miratuar sot në Qeverinë e Kosovës dhe është proceduar për në Kuvend, shkruan arbresh.info.

“Shëndetësia propozohet të rritet 21 për qind dhe granti komunal është rritur 9 për qind. 200 milion euro për shëndetësinë”, ka thënë ministri i Financave, Bedri Hamza.

Sipas tij, me buxhetin e vitit të ardhshëm parashihet punësimi i 200 mjekësve specialistë dhe 100 infermierëve të rinj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme