Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka folur për situatën e re në këtë sektorë pas anulimit të Ligjit të Pagave.
Syla në RTV Dukagjini ka thënë se vendimi për anulimin e Ligjit të Pagave ka qenë politikë.
“Derisa ka qenë në dorë të qeverisë ligji ka shkuar shumë mirë. Në momentin kur shkoi në Kuvend grupe të ndryshme të interesit kanë filluar të influencojnë dhe u kanë dhënë shanse grupeve të ndryshme që ta ankimojnë ligjin”, tha ai.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës thotë se në emër të disa sindikatave janë atakuar grupe të mëdha të punëtorëve.
Syla megjithatë thotë se Ligji i Pagave vështirë se do të bëhet në një kohë të shpejt pavarësisht vullnetit të Besnik Tahirit.
Ai thotë se është shumë e vështirë nga sindikatat që të menaxhojnë tashmë punëtorët pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës thotë se deri në aprovimin e ligjit të ri të Pagave duhet të ketë një rritje për personelin shëndetësorë.
“Sot kemi bërë një memorandum bashkëpunimi mes pesë sindikatave shëndetësore ku kërkesë është që deri në aprovimin e ligjit të ri të bëhet një shtesë e pagës”, tha ndër të tjera Blerim Syla.
Brazili do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat fi...
Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i B...
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj