14 shkurti simbolizon të dashuruarit. Në vendin tonë, kohët e fundit festa e Shën Valentinit është bërë “trend”, jo vetëm për të rinjtë, por edhe për të moshuarit.
Kosovarët kanë qëndrime të ndryshme rreth asaj se a duhet të festohet kjo festë, shkruan arbresh.info.
Të moshuarit që në rininë e tyre nuk dinin shumë për këtë festë, sot thonë se dashuria do të duhej të ishte çdo ditë e jo vetëm në një datë të caktuar.
Ata thonë se duke parë të rinjtë, kanë “lakmuar” që edhe ata t’u japin dhurata partnerëve të tyre në këtë ditë festive.
Njëri nga të anketuarit, Asllan Asllani, për arbresh.info thotë se më parë s’e kishte festuar, por duke parë djemtë e rejat e tij edhe ai e ka marrë më seriozisht këtë festë,
“ Kurrë se kemi festua na të vjetrit e tash po se po duhet me inati të djemve e të rejave. Tash ja bleva dhuratat e po ja dërgoj. Gjithkush e ka mendimin vetë për me festua jo po një dhuratë s’ kurrgjë. Duhet me pas dashurin më shpreh gjithë”, u shpreh ai.
Se vite më herët kjo festë nuk ishte në “modë” e thotë edhe qytetari, Gani Musliu.
Madje ai rrëfen se gjenerata e tyre ishte gjenerata që kishin filluar t’i njohin partnerët e tyre pa shkuesi.
“ Jo se kemi festua, koha jonë është gjenerata e parë që kem fillua mu njoftu me vajza. Për Shën Valentinin s’kemi ditë. Tash dhuratë bëjmë ama se kemi në shpirt atë festë. Dashuri dhe respekt duhet më pas çdo ditë”.
E të rinjtë duket se nuk lenë aspak anash ditën e të dashuruarve, e cila sipas tyre simbolizohet me dhurata të ndryshme.
Parfum e lule janë dhurata që e simbolizojnë më së shumti këtë festë për ata që në shenjë dashurie ndaj njëri-tjetrit në këtë ditë i bëjnë partnerëve të tyre.
“ Po e festojmë, ndonjë parfum ja blej. Çdo ditë duhet më festua jo veç një ditë”.
Ndryshe, origjina e kësaj feste për shprehjen e dashurisë nuk është romantike aspak. Prifti Frank O’Gara nga Irlanda ka treguar historinë e vërtetë të njeriut pas kësaj feste – Shën Valentinit.
Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër, dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak.
Romakët e kishin pasur një festival të quajtur Lupercalia në mes të muajit shkurt – zyrtarisht në fillim të pranverës së tyre.
Besohet se si pjesë e kremtimeve të ndryshme, djemtë kishin tërhequr emra të vajzave nga një kuti. Pastaj me vajzën të cilës ia kishin tërhequr emrin nga kutia ishin sjellë si çift gjatë festivalit dhe ndonjëherë edhe kishin përfunduar me martesë.
Më vonë, kisha kishte vendosur ta shndërronte këtë festival në festë krishtere dhe kishte vendosur ta përdorte e dhe për ta rikujtuar Shën Valentinin.
Gradualisht, emri i Shën Valentinit kishte filluar të përdorej nga njerëzit për t’ia shprehur ndjenjat e dashurisë personit që e dashuronin.
Në Kosovë Shën Valentini ka filluar që të festohet pas vitit 1999./V.Selimi/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...