Një person ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një muri në fshatin Vrellë të Istogut.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit, për rastin policia është njoftuar përmes telefonit se tek një mulli në fshatin Vrellë është rrëzuar një mur dhe e ka zënë një person.
Personi është dërguar në Spitalin e Pejës, ku më pas ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
“Sot rreth orës 9 përmes telefonit Policia është informuar se tek një mulli në fshatin Vrellë në Istog është rrëzuar një mur dhe e ka zënë një person. Personi i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Rugova për arbresh.info
KD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione