Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka thënë se njëri nga pacientët e hemodializës që ishte infektuar me Covid-19 në Spitalin Rajonal të kësaj komune, është drejt shërimit dhe se ky institucion shëndetësor nuk menaxhohet nga komuna.
Nga Spitali Regjional i Prizrenit janë infektuar disa pacientë dhe një pjesë e stafit të repartit të hemodializës, e njëri prej tyre, pacient nga Rahoveci, sot ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Prishtinë.
“Në repartin e hemodializës janë gjashtë pacientë pozitivë. Mbrëmë njëri nga ta ka rezultuar negativ. Nëse edhe sonte nga testimi del negativ, ai llogaritet i shëruar”.
“Komuna e Prizrenit nuk e menaxhon spitalin, por kjo bëhet nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë komuna ka përgjegjësi kujdesin parësor shëndetësor”.
“Kemi marr të gjitha masat për pandeminë në fjalë, por unë s’mund ta them nëse janë marr masat e duhura apo jo, pasi kjo i përket inspektoratit të shëndetësisë“.
“Numri total i personave që momentalisht janë aktivë me koronavirus në Komunën e Prizrenit është 60”. Sot janë bërë 13 ritestime për herë të dytë”.
“Menaxhimi i situatës ka shkuar mirë deri më tani. Intensiteti i virusit ka filluar të bie, megjithatë ne do t’i zbatojmë të gjitha masat e lëvizjeve”.
“Distancimi social duhet të vazhdojë. Masat mbrojtëse siç janë maskat dhe dorëzat duhet të vazhdojmë t’i zbatojmë, dhe se moszbatimi i këtyre rregullave mundet të penalizohet”, u shpreh Shehu për Edicionin Special në Klan Kosova.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...