”Njerëzit mund të na ndihmojnë por BIK-u mund të vendos. BIK-u vendos për ta paraqitur kërkesën e nëse e shohin ata të arsyeshme që unë ia vlenë të kthehem në xhami në xhuma është mirë”, tha ai.
”Nuk jam frikësuar aspak se dënohem. Unë kam pasur frikë vetëm nga ndërhyrja politike në procesin tim gjyqësor”, deklaroi tutje ai.
Ai tha se të gjithë e kanë ditur për punën që ai bën.
”Gjithmonë e kam thënë se nëse ka një pikë shkëndije të drejtësisë në Kosovë dhe nëse nuk ndërhyn politika me jap urdhër të prerë Shefqeti me u lodh po por do të dal më i pastër sesa që ka hyrë”.
”E ka ditë e gjithë dynjaja, politika, mediat, qytetarët e të gjithë e dijnë që Shefqeti asgjë në dyje fshehtë nuk ka punuar. Jam gëzuar shumë që shteti ynë nuk ka ndërhy në procesin gjyqësor”.
”Nuk më ka liruar politika. Politika nuk ka ndërhyrë në dënim gjyqësor për t’u dënuar unë. Përndryshe politika ka urdhëruar për ta arrestuar Shefqetin dhe hoxhallarë të tjerë. Arrestimi ynë ka qenë një show mediatik politik”.
”Lakmia ime në njërën anë, vullneti, dëshira për të kontribuar në xhami, kërkesat e vazhdueshme të pandërprera të xhematit, rinisë të qytetarëve të ndryshëm për tu kthyer në xhami, më kanë bërë që të kthehem e deshi zoti dhe u ktheva”.
”Nga dita që e kam kuptuar këtë përgjegjësi si amanet, nëse veç ka diçka reale atëherë unë do të jem aty siç kërkon xhemati”.
”Si detyrë zyrtare jam në fakultet si profesor, dy vende të punës një person s’mund t’i ketë por mundet me orar. Kërkesën e kam bërë për vetëm një herë në javë për të ligjëruar – ditën e mërkurë dhe kaq”.