Google ADS

Shefket Fera artari më i vjetër që ka mbetur në çarshinë e Shkupit

16:05 | 30 Maj 2021
Përparim Bublaku

Që nga fëmijëria ka filluar më këtë zanat.

Shefket Fera, nga Shkupi është artari më i vjetër që ka mbetur në çarshinë e Shkupit.

Puna e tij veçohet me kombinim të tradicionales dhe modernes.

Ari që e shohim në vitrinat e dyqaneve, bëhet nga angazhimi specifik, preciz dhe tejet kreativ.

Çdo gjë fillon nga shkrirja e qirit.

“Që 45 vite merrem më këtë zanat. Këtu jemi në punëtori. Përgatitjen e parë të lëndës e bëjmë në bazë të porosive që na vij nga çarshia e Shkupit. Kjo është lënda e parë”, thotë ai për arbresh.info.

Një zanat i rrallë, por puna që bënë Fera është e artë.

“45 vjet mund është kjo. Prej fëmijërisë këtu kemi fillua edhe vazhdojmë. Po punojmë në bazë të standardëve. Aktualisht jemi ma të vjetrit brenda çarshisë së Shkupit”.

Për këtë lloj pune qyteti i Shkupit është i njohur shumë kohë më parë, raporton arbresh.info

Por duket se bashkëpunim më të madh për shitjen e tij kanë me Kosovën.

Ani pse sipas Feras shkaku i pandemisë porositë kanë mbetur vetëm brenda Maqedonisë Veriore.

“Shkaku i pandemisë nuk kemi pas shumë jashtë Maqedonisë që kemi dërgu, po ma herët numër një e kemi pas që kemi dërgu në Kosovë.”.

Ndonëse për këtë punë duhet një mund e kërkohet disa ditë që nga hiq gjë të bëhet një byzylyku i arit, në fund çdo gjë harrohet, thotë artari nga Shkupi.

“Kjo është shumë e rëndë, por me dëshirën që ka njëriu realizohet. Kur të mbërrin në fund je i kënaqtë më modelin që e bon”.

Drojë e tij që po i kalojnë vitet është mos interesimi i të rinjve që të vazhdojnë këtë zanat.

“Kjo është lënda e parë në qiri që punohet. Rinia nuk ka interesim me trashëgu këtë punë. Me zor ndonjë që vijnë më marr zanat. S’ka interesim hiq”.

Çarshia e Shkupit është e mbushur me dyqane të artarëve, dhe sigurisht se janë një atraksion i veçantë edhe për vizitorë të shumtë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme