Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se mirëpret masat e marra për tejkalimin e tensioneve në Veri të Kosovës “përfshirë edhe heqjen e barrikadave”.
“Caroline Ziadeh mirëpret të gjitha masat për të ulur tensionet në veri të Kosovës, duke përfshirë heqjen e barrikadave. Ajo pranon përpjekjet e mundimshme të të gjitha palëve, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, për të garantuar sigurinë e popullit të Kosovës në të gjitha komunitetet”, thuhet në komunikatën e UNMIK-ut.
Ziadeh ka thënë se duhet të fillojnë bisedimet dhe të adresohen çështjet e pazgjidhura dhe të normalizohen marrëdhëniet.
“Ziadeh thekson rëndësinë e mbajtjes së zotimeve dhe rifillimit të bisedimeve për adresimin e plotë të çështjeve të pazgjidhura dhe normalizimin e marrëdhënieve pa vonesë”, thuhet në komunikatë. /arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë