Shefja e Emergjencave në Zyrën e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, ka thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte ngritur alarmin për koronavirusin qysh në fund të vitit 2019, pasi kjo organizatë përcjell vazhdimisht zhvillimet me sëmundjet ngjitëse nëpër botë.
“Në fakt, ajo që po ndodh në Kosovë normalisht që është e ndërlidhur me situatën globale. OBSH në mënyrë të përhershme e përcjellë se çfarë po ndodh në botë me sënundjet ngjitëse, sidomos me ngjarje të pazakonta”.
“Kjo veç është parë në fund të vitit 2019 në Kinë pas lajmërimit të një pneumonie me një shkaktar të panjohur deri atë kohë. Meqë ishte shkaktar i panjohur dhe përhapej në mënyrë shumë të shpejtë nga njeriu te njeriu u ngrit alerti te të gjitha shtetet e botës që të përgatiten për një ngjarje të pazakontë dhe të rrezikshme për popullatën globale”.
Humolli në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Zyra e OBSH-së në Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të fazës përgatitore për përballjen me koronavirusin qysh në muajin janar të këtij viti.
“Menjëherë, OBSH Zyra në Prishtinë ka informuar institucionet e Kosovës dhe qysh nga janari i këtij viti kemi filluar me fazën përgatitore e cila ka të bëjë më përgatitjen e planit të emergjencave, planit të kontigjencës, vlerësimin e kapaciteteve të spitalit dhe institucioneve të tjera shëndetësore, dhe sot kemi ardhë deri te faza e reagimit. Nuk mund të them se kjo situatë e ka gjetur botën e papërgatitur, sepse nuk është emergjenca e parë dhe fatkeqësisht nuk do të jetë as e fundit”.
“Deri në këtë moment mund të themi se kemi pasë bashkëpunim jashtëzakonisht të ngushtë me institucionet e Kosovës përfshirë këtu Institutin e Shëndetit Publik, Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave. Bashkëpunimi ka qenë në përgatitjen e dokumenteve, hartimin e nevojave, vlerësimin e mjeteve të nevojshme që kanë institucionet e Kosovës deri të vlerësimi i kapaciteteve dhe infrastrukturës së Klinikës Infektive si i vetmi spital që është i dizajnuar për trajtimin e rasteve me koronavirus”.
“OBSH për të parë gatishmërinë e shteteve i ka ndarë nevojat në tetë shtylla të ndryshme, ka ndihmuar në sigurimin e reagentëve që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm, sidomos në fazën fillestare kur ka qenë situatë alarmante. Ka ndihmuar edhe me një kontingjent të veshjeve mbrojtëse, ka bërë trajnime të punëtorëve shëndetësorë për parandalim dhe kontroll të infeksioneve, si dhe ka ndihmuar në komunikimin e riskut duke printuar dhe përkthyer posterë në të gjitha gjuhët e qytetarëve të Kosovës”.
Shefja e Zyrës së OBSH-së në Kosovë ka thënë se rritja e numrit të infektuarve me koronavirus në Kosovë – që tashmë ka shkuar në 15 – është situatë e pritshme, derisa ka shtuar se situata do të ishte më ndryshe nëse ata që kanë ardhur në Kosovë nga zonat epidemike me koronavirus do të vetizoloheshin.
“Në fakt kjo çfarë po ndodh në Kosovë nuk është e papritur dhe nuk është diçka e jashtëzakonshme, sepse është koha kur familjarët tanë prej shteteve perëndimore kanë filluar të hyjnë në Kosovë”.
“Nëse do të ishte zbatuar rregulli i vetizolimit nuk besoj që do të kishim pasë problem – sidomos aeroplanët qe kanë ardhur nga Italia dhe nga kjo pjesë që tash po quhet epiqendra e koronavirusit është dashur të izolohen. Ky ka qenë mesazhi nga fillimi – që secili person që vjen nga një zonë endemike/epidemike me koronavirus të vetizolohen. Ideja është që ne e shpërndajmë mesazhin, por asnjëri nga ne nuk ka mundur të shkojë në shtëpi për të parë se a po e zbatojnë ose jo”.
Humolli ka treguar edhe trendin që përhapja e koronavirusit në Kosovë pritet ta ketë në ditët dhe javët e ardhshme, derisa është shprehur e bindur se numri i të infektuarve do të bie pas dy javësh nëse qytetarët zbatojnë rekomandimet për qëndrim në shtëpi.
“Kjo çfarë po ndodh është pritur të ndodhë. Ajo çfarë pritet të ndodhë është që brenda kësaj jave dhe javës së ardhshme numri i rasteve do të rritet jashtëzakonisht shpejt – prej asaj që kanë qenë dy raste janë bërë 15 dhe priten ende raste të tjera pozitive prej mostrave që janë në testim”.
“E mira e koronavirusit është që deri 90 për qind shkon me simptomatologji të lehtë, por këta persona janë burim potencial dhe kryesor i përhapjes së infeksionit. Nuk ka vend për shqetësim, e vetmja gjë që veç po shihet se po bëhet – por, është dashur të bëhet edhe më herët – është një izolim në shtëpi”.
“Marrja e vendimeve të shpejta prej Qeverisë së Kosovës ka bërë dhe jam shumë e bindur që jashtë kohës që do të kemi rritje më të shpejtë të rasteve, pas dy javësh do të kemi rënie të rasteve të personave të infektuar – nëse qytetarët zbatojnë masat e vetizolimit”.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?